Sociale

Viktima e 41-të në Kosovë nga Covid-19, ndërron jetë një 52-vjeçar

Shkon në 41 tashmë numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të infektimit nga Covid-19 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediet kosovare.

Viktima e fundit është një 52-vjeçar nga Istogu, i cili tri ditët e fundit ishte shtruar në Qendrën e Mjekësisë Sportive, që po shërben për trajtimin e pacientëve të infektuar nga Koronavirusi.

Ditët e fundit në Kosovë, ashtu si në Shqipëri, janë shtuar rastet e të infektuarve. Në Kosovë deri tani janë regjistruar 2363 raste me Covid-19, ndërsa të shëruarit janë 1171.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë