Media Galeri

‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin lojtarët e Norvegjisë

Kombëtarja norvegjeze u kthye në atdhe pas eliminimit në çerekfinale të Botërorit nga Anglia. Lojtarëve iu rezervua një pritje e jashtëzakonshme në Oslo ku 90 mijë persona u grumbulluan në qytet për të festuar arritjen fantastike të skuadrës skandinave.

Në sheshin përpara Pallatit Mbretëror u krijua edhe koreografia tashmë e famshme ‘Viking Row’ dhe e gjithë kjo nisi nga princi trashëgimtar Haakon që drejtoi turmën entuziaste teksa i ra tamburit.

“Është diçka e pabesueshme të shohësh të gjithë mbështetjen që po marrim dhe se i gjithë vendi është nga ana jonë”, tha kapiteni i kombëtares norvegjeze, Martin Odegaard për rrjetin televiziv publik Nrk.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë