Moti

Temperaturat do ulen më tej, në mbrëmje më shumë shi dhe stuhi

Vendi ynë sot po ndikohet nga qendra me presioni të ulët atmosferik e cila po ndikon mot me reshje shiu dhe stuhi në orët e para të ditës, në orët e ardhshme reshjet do të mbeten prezent me intesitet më të ulët duke u kthyer sërish gjatë mbremjes. Temperaturat do të jenë me ulje:

Zona malore 14-22 gradë celcius.

Zona e ulët 17-26 gradë celsius.

Zona bregdetare 18-25 gradë celsius.

Meterologja e Gazetës "Si" ka shpjeguar se ditën e Martë sërish në orët e para të mëngjesit do të jetë shi me stuhi përgjatë zonës perendimore, ndërsa zona lindore do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira dhe reshje të pakta. Temperaturat do të jenë me tendencë rënie!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë