Sociale

Vijojnë shifrat shqetësuese/ 5 të vdekur dhe 152 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë të prekur nga Covid-19, një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese. Eugena Tomini ka bërë me dije se janë shtuar dhe 152 raste të reja mbartës të infeksionit. Tomini ka deklaruar se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, IZOLOHUNI dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes,” shpjegoi Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1952

Durrës 505

Shkodër 301

 Fier 187

 Lezhë 169

Korçë 174

Vlorë 137

 Kukës 129

Elbasan 134

 Berat 65

Gjirokastër 47

Dibër 45


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë