Media Galeri

Vietnam/ Do bëheshin mish për t’u ngrënë, qindra mace shpëtohen nga policia

Më shumë se 500 mace u sekuestruan në Vietnam pasi policia shkatërroi një rrjet trafikimi të mishit të maceve, me dhjetëra kafshë që më vonë u ribashkuan me pronarët e tyre.

Operacioni pasoi një hetim mbi një seri vjedhjesh kafshësh shtëpiake dhe i çoi oficerët në vende ku macet mbaheshin në kafaze.

Autoritetet zbuluan rreth 400 mace të gjalla, kafshë të tjera në një vend të veçantë dhe dhjetëra mace të ngordhura. Më shumë se 500 mace u sekuestruan në total.

Grupi i mirëqenies së kafshëve Humane Ëorld for Animals tha se më shumë se 40 mace të shpëtuara janë ribashkuar tashmë me pronarët e tyre, megjithëse disa kafshë më vonë ngordhën për shkak të kushteve të këqija në të cilat u gjetën.

Policia thuhet se arrestoi nëntë persona gjatë operacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë