Ka ndodhur

Video/ Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Shkodër, sekuestrohen dy armë zjarri me silenciator

Gazeta Si - Një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave është zbuluar në Shodër në fshatin Beltojë.

Policia thotë se 35-vjeçari Altin Palushi është arrestuar në flagrancë, ku i janë sekuestruar si provë materiale edhe 2 armë zjarri me silenciator (kallashnikov dhe pistoletë).

Po ashtu, policia gjeti dhe sekuestroi fara kanabisi që do të kultivoheshin në ambientin e përshtatur me llamba.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.

“Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i së cilës u sekuestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e municion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë