Ka ndodhur

RENEA kontrolle në Shkodër, zbulohen armë dhe mina me telekomandë për ‘ngjarje kriminale’

Gazeta Si - Forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion në lagjen “Kiras” në Shkodër, ku kanë sekuestruar mina me telekomandë, armë zjarri, lëndë eksplozive e sende të tjera të kundraligjshme. Autoritetet kontrolluan 8 banesa, ndërsa në pranga ranë 2 persona dhe një tjetër u vu nënë hetim.

Përmes një deklarate për media policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit P. K., 52 vjeç, dhe djali i tij, 20 vjeç. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe djali tjetër i familjes, shtetasi G. K., 16 vjeç.

Në banesën e tyre u sekuestruan 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive.

Dyshohet se munacioni shpërthyes do të përdorej në ngjarje kriminale për aktivitetin e paligjshëm të këtyre grupeve.

“Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve janë sekuestruar 3 mina me telekomandë, 8 kallapë tritoli me peshë 1600 gramë, 1 shotgan2 gjerdanë me fishekë, radio si ato të policisë si dhe 2 aparte celularë.

Armët e sekuestruara do të dërgohen për tu ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Në bashkëpunimin me prokurorinë po vijonë puna për hetimin e minave të telekomanduara të cilat dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale”, deklaroi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë