Dy magazina që prodhonin kanabis me anë të ngrohjes me llamba, janë zbuluar në fshatin Bushat të Shkodrës. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 100 kilogramë kanabis, llamba elektrike, ngrohës, impiante kondicionerësh për pastrim ajri, termometra për matjen e temperaturës, 81 stabilizatorë elektrik, 187 kova plastike me pjesë bimësh narkotike kanabis sativa.
Gjithastu janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me dy karikatorë e fishekë luftarakë. Në pranga kanë pranga 6 persona, 2 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së, si dhe pronari i magazinave.
Ndaj të arrestuarve, rëndojnë veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.