Futboll

Video/ Vllaznia shpërdoron raste pa fund, vetëm një barazim me Kukësin

Ishte Vllaznia që dominoi në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, por në fund mori vetëm një pikë, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e fundit për këtë vit. Kukësi ruan vendin e dytë me 28 pikë, kurse Vllaznia ka 25 pikë pas 15 javësh.

Liridon Latifi e zhbllokoi rezultatin vetëm pas 8 minutash lojë. Shkodranët vazhduan të luanin në sulm dhe të paktën dy herë duhej të kishin dyfushuar me Gjurgjeviç, i cili nuk u tregua i saktë përballë portierit Tafas. Këtij të fundit i erdhi në ndihmë edhe shtylla në një gjuajtje të Krujës.

Kukësi barazoi me Puntus në pjesën e dytë. Skuadra e Longos pati edhe dy raste të tjera në këtë ndeshje, por duhet theksuar se ishte me fat që nuk doli e humbur. Vllaznia, edhe pas barazimit, rrezikoi disa herë, pa mundur të gjente golin e fitores. Gjithsesi, pas ndeshjes trajneri Bërdariç u shpreh I kënaqur me skuadrën.

Befasinë e ka bërë sot Egnatia, që ka mundur Teutën kampione në fuqi, 1-2. Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” shënoi dy herë për rrogozhinasit Artur Magani, ndërsa goli i Giorgiev pati vetëm vlera statistikore për durrsakët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë