Futboll

Video/ Vlerësim special për Ivan Balliun, tifozët e zgjedhin më të mirin e muajit

Goli që shënoi në ndeshjen e fundit me Betisin ishte “qershia mbi tortë” për Ivan Balliun, lojtarin e Kombëatres që po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Rajo Valekanon në La Liga. Vlerësimet për të nuk mungojnë, si nga shtypi, ashtu edhe nga tifozët.

Balliu është zgjedhur nga tifozët e Rajo Valekanos si lojtari më i mirë për muajin dhjetor. Falë votave të fansave në kanalet e klubit në rrjetet sociale, mbrojtësi kuqezi ka lënë pas gjithë të tjerët. Tifozët kanë vlerësuar nivelin konstant të Balliut gjatë ndeshjeve të këtij kampionati, ku ai është titullar i padiskutueshëm.

Vetë Balliu ka folur për faqen zyrtare të Rajos, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe me modesti ka deklaruar se çmimi i takon gjithë skuadrës dhe jo vetëm atij.

Me këtë formë që po kalon Balliu, trajneri i Kombëtares Edi Reja duhet t’i bëjë llogaritë ndryshe për eliminatoret e radhës, ku përvoja e mbrojtësit të Rajo Valekanos do të ishte shumë e vlefshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë