Futboll

Video/ Vilarreali shtang Bajernin, ‘Nëndetësja” e Emeri nxjerr jashtë dhe gjermanët

Gazeta Si - Pas Juventusit, radhën e ka pasur Bajerni. Vilarreali ka tronditur gjermanët, duke i eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Një tjetër moment magjik për spanjollët, të cilët e shohin veten në gjysmëfinale, pavarësisht se shorti nuk ka qenë aspak dashamirës me ta.

Ndeshja e luajtur sot në Mynih u mbyll në barazim 1-1 dhe me fitoren 1-0 në ndeshjen e parë janë spanjollët ata që kalojnë më tej.

I zakonshmi Robert Levandovski shënoi në fillim të pjesës së dytë golin, që u duk se i hapi rrugën kualifikimit të bavarezëve, por 2 minuta para fundit ata kanë marrë goditjen e madhe. Çukueze, i futur në fushë si zëvendësues, realizoi golin me vlerën e kualifikimit për “Nëndetësen e verdhë” të trajnerit Unai Emeri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë