Kombetarja

VIDEO/ UEFA i bën reklamë golit të Manajt ndaj Bjellorusisë

Pak ditë më parë “UEFA EURO 2020” postoi në faqen e saj në Facebook foton e një fansi shqiptar, i cili kishte pikturuar shqiponjën dykrenare në fytyrë, ndërsa sot ka postuar një video të golit të Rei Manajt ndaj Bjellorusisë, ku Shqipëria fitoi 3-2 dhe siguroi vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve.

https://twitter.com/EURO2020/status/1330911990303379462?s=20
Goli i Manajt ndaj Bjellorusisë. Gazeta Si, 24 nëntor 2020

“Tight angle? No problem” (Kënd i ngushtë? Nuk ka problem”, - ishte pyetja që shoqëronte këtë video, ku UEFA i bën një lloj reklame golit të sulmuesit kuqezi, i cili shënoi në një kënd vërtet të vështirë në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së luajtur më 18 nëntor, në “Air Albania Stadium”.

Goli i Manajt ishte ai që i dha qetësi skuadrës sonë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, me përjashtim të 10 minutave të fundit, kur bjellorusët ngushtuan në 3-2. Trajneri Reja mendon se Cikalleshi-Manaj është dyshja adapte për sulmin kuqezi. Dhe shifrat i kanë dhënë të drejtë, sepse këta sulmues realizuan 5 gola në 2 ndeshjet e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë