Kombetarja

Video/ Tifozët kuqezi ndezin atmosferën para stadiumit në Varshavë

Gazeta Si – Po afron ora e ndeshjes me Poloninë, që luhet në mbrëmje në Varshavë. Atmosfera ka filluar të ndizet para stadiumit ‘PGE Narodowy’ nga tifozët kuqezi, të cilët do të jenë në minorancë.

Ata janë grumbulluar që tani para stadiumit dhe kanë nisur të këndojnë koret e tyre e t’u bien daulleve. Nuk mungojnë as thirrjet “Shqipëri etnike”, siç dëgjohet në këtë video.

Tifozët kuqezi presin sot një dhuratë të bukur nga Kombëtarja në Varshavë. Një nisje pozitive e eliminatoreve të Euro 2024 do të thotë shumë për Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë