Futboll

VIDEO/ Tifozët e PSG-së sulmojnë Nejmarin: Largohu, bir ku***!

Në javën e parë të kampionatit francez, PSG-ja fitoi 3-0 ndaj Nimes, me gola të Kavanit, Mbapesë dhe Di Marias, por tifozët e ekipit parisien janë marrë më shumë me Nejmarin, edhe pse ai nuk luante. Ata e kanë sulmuar hapur, duke u nisur nga fjalët e fundit se sulmuesi brazilian po bën gjithçka për t’u kthyer në Spanjë. Ka një “luftë” të hapur tashmë mes brazilianit dhe tifozëve të PSG-së, pasi drejtuesit e këtij klubi kanë qenë në dijeni të situatës së lojtarit që në maj.

Shkëndija e parë e “luftës” ishte zgjedhja e "remuntadës" së famshme të Barcelonës në 2017-ën ndaj PSG-së në Champions si kujtimi më i bukur sportiv i Nejmarit. Në ndeshjen e fundit, sulmet e tifozëve ndaj brazilianit ishin nga të gjitha krahët. “Largohu, bir ku***!” - shkruhej në një parullë të shpalosur në shkallët e “Parc des Princes”. Tifozët nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj brazilianit, i lënë jashtë skuadre për arsye merkatoje. Madje, në një moment ka pasur edhe një kor kundër tij me të njëjtat fjalë në gjuhën spanjolle për të evituar pasojat.

https://twitter.com/theCyberNewt/status/1160672185566056452
Kori i tifozëve të PSG-së kundër Nejmar. Gazeta Si, 12 gusht 2019

Goli i parë i ndeshjes u shënua me penallti nga Kavani, të cilit kohë më parë Nejmar ia kishte marrë të drejtën për të gjuajtur nga pika e bardhë, duke i hequr një rekord absolut uruguaianit. Tifozët që atëherë ishin të ndarë për brazilianin, ndërsa tani janë të gjithë kundër. Ata i kanë kujtuar Najmarit edhe skandalin seksual, ku ai akuzohej për përdhunim nga një vajzë. Sulmuesi brazilian është i padëshiruar në Paris dhe presidenti Al Khelaifi është i detyruar ta shesë te Barcelona ose Reali.

Pas episodeve të fundit ka reaguar me një postim në Tuiter motra e Nejmarit, Rafaela, e cila u është kundërpërgjigjur tifozëve të PSG-së me këto fjalë: “Sa qenie njerëzore të shpifura që jeni. Nuk do të fitoni asgjë pa të në skuadër!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë