Futboll

Video/ Teuta ia del mes polemikash në Rrogozhinë, Laçi ‘harron’ fitoren

Gazeta Si - Java e 24-të e Superiores, e nisur me derbin të shtunën, ka vazhduar sot me dy ndeshjet Kastrioti-Laçi dhe Egnatia-Teuta. Fitore e rëndësishme në Rrogozhinë për durrsakët, 0-1, ndërsa laçianët për të tretën ndeshje radhazi nuk kanë mundur të fitojnë, duke barazuar 1-1 me krutanët dhe duke iu larguar kreut.

Një gol i Dacit i ka dhënë Teutës një fitore të rëndësishme në fushën e Egnatias, duke e larguar atë nga zona e rënies. Ishte një ndeshje e mbushur me polemika në fakt, sepse në të paktën tri raste rrogozhinasit kanë kërkuar penallti për prekje të topit me dorë nga mbrojtësit kundërshtarë, por ndryshe ka menduar arbitri Myrtja në të tre rastet.

Laçi kaloi na vaantazh me sulmuesin e tij kryesor Guindo, më pas pati raste ta dyfishonte rezultatin, por nuk ia doli. Kastrioti barazoi në pjesën e dytë me brazilianin Kaina Nunjesh. Mentor Mazrekaj ishte pa fat, teksa goditi traversën. Pas humbjes me Tiranën dhe barazimit me Egnatian, Laçi ngec edhe me Kastriotin.

Sfida Kukësi-Vllaznia luhet në orën 16:45 në Elbasan, kurse Skënderbeu-Dinamo, që mbyll javën e 23-të, zhvillohet të martën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë