Kombetarja

Video/ Supergol i Uzunit me goditje dënimi, Kumbulla në ditë të keqe

Myrto Uzuni realizoi sot një gol shumë të bukur dhe i dha një pikë Ferencvaroshit në transfertë. Sulmuesi i Kombëtares ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke e dërguar topin në trekëndësh. Deri në atë moment, skuadra e beratasit po humbiste 1-0 ndaj Pushkash Akademi dhe goli i Uzunit e shpëtoi nga humbja.

Edhe një herë futbollisti kuqezi tregoi se është nga më të mirët në kampionatin hungarez. Myrto Uzuni ka spikatur në këtë kampionat menjëherë pas transferimit nga Kroacia, ndërkohë që ka lënë shenjë edhe në Ligën e Kampionëve, ku Ferencvaroshi shkoi deri në fazën e grupeve.

Në Itali, Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla ishin titullarë me skuadrat e tyre, Atalantën dhe Romën, që fituan respektivisht ndaj Milanit dhe Specias. Për Gjimshitin komentet janë të tepërta, forma e tij është stabël tashmë dhe sot përballoi një emër të madh si Ibrahimoviç, ndërsa Kumbulla hasi jo pak vështirësi. Mbrojtësi kuqezi i Romës ishte në një ditë jot ë mire, u shfaq i pasigurt në disa momente, por këtu ndoshta ndikon edhe gjendja që po kalon skuadra. Ismajli nuk luajti sot për Specian.

Kumbulla në aksion ndaj Specias. Gazeta Si, 23 janar 2021

Titullar ishte sot edhe sulmuesi Armando Broja. Ai luajti 65 minuta në fitoren 1-0 të Viteshes ndaj Groningenit, por pa mindur ta gjejë rrugën e rrjetës. Viteshe mban vendin e dytë në kampionatin holandez me 41 pikë, aq sa ka edhe Ajaksi kryesues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë