“Në muajin mars, muaji i shpërthimit të epidemisë në Shqipëri, qeveria ka kryer 225 tendera. Ka shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime”, shkruan Edmond Spaho në Facebook.
Spaho i shoqëron të dhënat me një video duke bërë një analizë se si është proceduar me tenderat.
“Edi Rama ka lekë në buxhet për të paguar çdo shqiptar të mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks.
Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klietëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.