Gazeta Si - Dy të rinj u arrestuan në Tiranë, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim, pasi akuzohen se tentuan të mashtronin një biznesmene përmes drejtoreshës së saj.
Sipas policisë, duke u hequr si përfaqësues të një personi publik, Alban Gjoni dhe Rudor Balla u përpoqën që t’i merrnin biznesmenes në fjalë një shumë të madhe parash.
Gjatë arrestimit policia sekuestroi po ashtu 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.
Dy personat në fjalë, i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh.
Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së biznesmenes, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër. Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon vetë biznesmenenedhe i ka thënë se kishte dorëzuar porosinë. Fill pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici.
Sipas policisë pas kësaj skeme mashtrimi, ku thuhet se personat e arrestuar kërkuan 50 mijë euro, fshihet i shumëkërkuari Florian Gjergji. Ky i fundit është përmendur dhe akuzat edhe për raste të tjera të gjobëvënieve përmes mashtrimeve ndaj biznesmenëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.