Katar 2022

Video/ Si karizmatiku Renard e ‘zgjoi’ ekipin në pushim ndaj Argjentinës!

Gazeta Si - Arabia Saudite e Herve Renard debutoi në Katar 2022 me një fitore të bujshme ndaj Argjentinës, 1-2. Një arritje e jashtëzakonshme, falë lojës, presingut dhe karizmës së padiskutueshme të trajnerit francez, siç tregojnë imazhet nga dhoma e zhveshjes së kombëtares arabe.

Në pushimin e ndeshjes Renard e ka karikuar skuadrën, duke bërtitur me të madhe lojtarëve për të arritur objektivin. “Ky është presing? Mesi në qendër të fushës dhe ne rrimë të qetë në mbrojtje? – ulërin trajneri para lojtarëve. – Merrni telefonin, doni një foto me Mesin? Duhet t’i rrini ngjitur!".

"Çfarë po bëjmë këtu? – vazhdon Renard. – Nuk e ndjeni se jeni në gjendje të bënin diçka të rëndësishme? Forca! Kjo është Kupa e Botës! Nuk mund të rrini pa lëvizur para zonës, duhet të përqendroheni!" Fjalë që duket se bënë efekt, si për përmbajtjen, ashtu edhe për grintën e Renard.

Një karikim-rrufe si një ‘mental coach’ për të prekur telat dhe krenarinë e lojtarëve të Arabisë, që pas pushimit përmbysi ndeshjen me 2 gola.

Sigurisht, nuk është rastësi, duke parë fjalimin motivues të trajnerit. Sjellja e lojtarëve ndaj Mesit me shokë ndryshoi. Renard është i njohur për karizmin e tij, e ka treguar edhe me dy Kupat e Afrikës të fituara Zambian dhe Bregun e Fildishtë.

Gjithçka me stilin e zakonshëm dhe këmishën e njëjtë, që duket sikur i është ngjitur në trup. Një markë fabrike, që bashkë me grintën, përgatitjen dhe dëshirën e bën atë një nga trajnerët më të kuotuar të momentit në Botërorin e Katarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë