Ka ndodhur

Video/ Zbulohen dy ‘shtëpi bari’ në Tropojë dhe Kashar

Gazeta Si - Dy të ashtuquajtura “shtëpi bari”, që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike, janë zbuluar në Tropojë dhe Kashar.

Në Tropojë policia zbuloi një dhomë brenda një banese të përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave, ku kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Por në momentin e ndërhyrjes, policia nuk ka gjetur asnjë njeri në shtëpi.

Ndërkohë, pronari i banesës, 43-vjeçari me iniciale Sh.S., banues në Valbonë është shpallur në kërkim nga policia.

Elektricisti i zonës, 59-vjeçari me iniciale Q.B., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, fidanë narkotikë, llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Tashmë 43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Ndërsa në zonën “Kashar 2”, policia e Tiranës ka zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Policia njofton se janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë