Dosje

Samiti i drogës në Kolumbi u organizua nga trafikanti shqiptar. ‘El Gordo’ mbylli lokalin për bosët, por gaboi! (video)

Gazeta Si - Një samit mes bosëve të drogës në Kolumbi i organizuar nga trafikanti shqiptar Besnik Nikolli alias Niko, ka shërbyer për policinë për të goditur një rrjet të fuqishëm narkotrafiku në Bogota, i cili shtrihej deri në Europë.

I konsideruar si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, i ashtuquajturi “El Gordo”, u ndoq nga e “Dijín” (Drejtoria e Investigimit Kriminal dhe Interpol), ku u mësua se kokat e krimit në Kolumbi kishin organizuar një “samit” të iniciuar nga shqiptari.

LEXO EDHE:
U kap në Kolumbi, bosi shqiptar i drogës 'El Gordo' u josh nga agjentja e infiltruar në rrjetet sociale

Sipas mediave kolumbiane trafikantët e drogës u takuan në veri të kryeqytetit kolumbian, për të mbyllur marrëveshje me aleatë të ndryshëm.

Dy shqiptarët e shumë kërkuar Besnik Nikolli dhe Lirio Ajazi po punonin për të marrë më shumë pushtet në kolumbi për trafikun e drogës.

Policia vendase zbuloi dhe filmoi një samit tre ditor mes gjashtë anëtarësh, ku u vendos eliminimi i kundërshtarëve dhe organizimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Por ndërsa "El Gordo" u kap në banesë, Ajazi i shpëtoi gjurmimit, por e tradhëtoi e dashura, pasi postoi një foto në rrjete sociale ku shihej edhe vend-ndodhja.

Por automjetet që përdornin dhe shumat e parave që lanë në vendet që vizituan ishin gabimet kryesore të bosëve që lejuan autoritetet të kapnin gjashtë prej tyre ditët e fundit.

Falë infiltrimit të një prej agjentëve të Dijín-it në atë takim, u identifikuan disa bosë të huaj, mes tyre edhe disa shqiptarë.

Në filmime shihet se në këtë kanë marrë pjesë edhe krerët e një bande tjetër të fuqishme shqiptare, Lirido Shkurtaj alias Lirido Ajazi alias “Mario”.

Samiti i tyre që zgjati tre ditë, ku arritën të realizojnë planin për disa dërgesa droge jashtë vendit, madje kërkonin të eliminonin ndërmjetësit për të blerë lëndën narkotike në Kolumbi dhe në këtë mënyrë ta çonin më lehtë në Evropë.

Pas arritjes së marrëveshjes për dërgimin e 1 ton kokainë në Francë ata vendosën të festojnë.

Shkuan në një nga lokalet e natës në Santa Marta dhe Besnik Nikolli urdhëroi mbylljen e tij për klientët e tjerë, duke e vënë në shërbim të vetëm bosëve të drogës.

Ky ishte edhe gabimi i shqiptarit, pasi tërhoqi shumë vëmendje tek autoritetet që deri në atë moment nuk e dinin ku po zhvillohej “Samiti i drogës”.

Pas takimit, ata u kthyen në banesat e tyre të fshehta, por nuk e dinin që po ndiqeshin në çdo lëvizje nga policia derisa u arrestuan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë