Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga gërmimet e tunelit të Llogarasë, ku u njoftua se ishte i hapur në krejt gjatësinë e vet.
“Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm...”, tha Rama gjatë inspektimit i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, që nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.
Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bëhet e mundur që kjo rrugë të përshkohet për 7- 10 minuta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.