Lajme

VIDEO / Protesta në Vlorë kundër mbetjeve të rrezikshme

Një grup të rinjsh studentë te Universitetit "Ismail Qemali" dhe qytetarë të Vlorës janë mbledhur sot para portit të qytetit, për të protestuar kundër sjelljes nga Italia të mbetjeve të rrezikshme. Kjo protestë është iniciuar pas hetimeve nga prokuroria për mbetjet e dyshuara të rrezikshme që u gjetën në tragetin e linjës së Brindisit dy ditë më parë dhe që dyshohet se do të groposeshin në qytetin bregdetar.

https://streamable.com/3v9mm

"Vlora nuk është kosh kimik" shkruhej në një nga pankartat e protestuesve. "Qytetarët vlonjatë ju kërkoj që të na bashkoheni që të rritemi në një qytet të pastër. Nuk mund të pranojmë që mbetjet të na helmojnë. I bëjmë thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë çështje dhe të mos e lerë në dorë të Zotit. Ky është një veprim anti shqiptar dhe anti-njerëzor" thanë disa prej tyre.

40 metra kub lëndë e rrezikshme gjendet që prej datës 20 shkurt në Shqipëri, pasi u bllokuan në tragetin që vinte nga Italia në qytetin e Vlorës. Shumica e saj është ende e paidentifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë