Futboll

Video/ Partizani dhe Teuta në krizë, Laçi tani kërcënon seriozisht Tiranën

Ajo fitore ndaj Egnatias ishte vetëm një shkëndijë për Partizanin, që nuk ka mundur të dalë nga kriza. Të kuqtë barazuan sot pa gola ndaj Kastriotit të vendit të fundit, duke konfirmuar se kanë probleme serioze si skuadër.

Partizani pati disa raste shënimi, që nuk mundi t’i shfrytëzonte me Kallakun, Skukën dhe Stenio Zhunior, por edhe mund ta pësonte nga krutanët, të cilët, përvceçse u mbrojtën mirë, rrezikuan edhe në portën e Alban Hoxhës.

Situatë e kundërt për Laçin, që ka mundur me përmbysje 2-4 Teutën dhe i është afruar tashmë 3 pikë Tiranës kryesuese. Skuadra e Mirel Josës vazhdon të tregojë se është një kandidate serioze për titullin kampion. Deliu dhe Guindo realizuan nga një dygolësh në këtë ndeshje, kurse për durrsakët, në krizë të thellë aps 4 humbjesh radhazi, shënuan Aleksi dhe Hebaj.

Abissnet Superiore, java e 17-të
Sot
Partizani-Kastrioti 0-0
Teuta-Laçi 2-4
Të dielën
Kukësi-Skënderbeu
Të hënën
Dinamo-Tirana
Të premten
Vllaznia-Egnatia 1-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë