Futboll

VIDEO/ Një gol për Kongresin Amerikan: Bëni diçka, mjaft me dhunë e pistoleta!

Kapiteni i Filadelfia Junion, Alehandro Bedoja, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Kongresit Amerikan. Ai ka marrë mikrofonin, teksa ishte duke festuar golin e shënuar ndaj DC Junajtid dhe u është drejtuar ligjvënësve të vendit të tij me një fjali të shkurtër, duke iu referuar tragjedive të fundit.

"Bëni diçka aty në Kongresin Amerikan! Mjaft me dhunë, mjaft me pistoleta!" Një mesazh i fortë dhe i qartë, në transmetim direkt. Alehandro Bedoja, mesfushori i kombëtares amerikane dhe Filadelfia Junion, sapo kishte shënuar golin e avantazhit në Uashington, në fushën e DC Junajtid, në një ndeshje kampionati, kur mori në dorë një nga mikrofonët që ishin në jashtë vijave të fushës dhe ulëriti më të madhe. Ai e tha qartë mendimin e tij, pas tragjedive të fundit, që shkaktuan 29 të vdekur në Teksas dhe Ohajo.

https://twitter.com/MLSist/status/1158166303963787265
Mesazhi i mesfushorit Bedoja për Kongresin Amerikan. Gazeta Si, 5 gusht 2019

"Më skualifikoni, më vini gjobë, bëni çfarë të doni. Nuk më intereson", - u shpreh Bedoja për gazetarët pas ndeshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë