Futboll

Video/ Në fushë me një qen në duar, iniciativa e Zenitit në Rusi bëhet virale

Për ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit rus, lojtarët e Zenitit të Shën Pjetërburgut, që prisnin ekipin e Rostovit në shtëpi, zbritën në fushë me këlyshë qensh në duar. Ky veprim, sigurisht është bërë për arsye sensibilizimi, për t’i inkurajuar njerëzit të adoptojnë kafshët e braktisura.

Të gjithë qentë që futbollistët e Zenitit mbanin në duar, teksa iu drejtuan qendrës së fushës, janë në kërkim të një shtëpie dhe të një familjeje, që mund t’i ushqejë dhe të kujdeset për ta.

Është një iniciativë që nuk ndodh për herë të parë në futboll, në fakt. Ka ndodhur edhe në kampionatin elitar në Rumani, ku në javën e parë iu dha e njëjta mundësi qenve të braktisur, pas eventit “Fill the gap in your life”.

Pamjet me lojtarët e Zenitit, të gjithë me qen në duar, u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku vlerësimet për këtë impenjim ishin të mëdha.

Lojtaret e Zenitit, duke dale ne fushe me qen ne duar. Gazeta Si, 5 dhjetor 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë