Futboll

Video/ Ndalojeni luftën! Apeli i Napolit edhe në gjuhën shqipe nga Rrahmani

Gazeta Si - Klubi i Napolit në Itali ka realizuar së fundi një klip të shkurtër, me një mesazh në formë apeli për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që është edhe tema e ditës në gjithë botën.

Në këtë klip shfaqen futbollistë të Napolit të kombësive të ndryshme, të cilët në gjuhën e tyre japin mesazhin për të ndaluar luftën. Mes këtyre futbollistëve është edhe mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili shprehet në shqip: “Ndalojeni luftën!”

Të tjerë futbollistë pjesë e këtij klipi janë italiani Insinje, polaku Zielinski, spanjolli Fabian Ruiz, sllovaku Labotka, belgu Mertens, senegalezi Kulibali, portugezi Mario Rui, maqedonasi Elmaz dhe trajneri Luçiano Spaleti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë