Ngjarje

Mesazhi i Imzot Dodajt për Krishtlindje: Rinia të rigjejë të ardhmen në Shqipëri

Në prag të festës së Krishtlindjes, arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, uron të gjithë besimtarët e krishterë: Gezuar Krishtlindjen.

Në mesazhin e tij ai thekson ndër radhë se rinia  duhet të rizbulojë të ardhmen në Shqipëri.

“Në këtë ditë të bekuar ritingëllon me thjeshtësi, butësi dhe forcë fjala e engjëjt: Lavdi hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë. Unitet dhe vlera për familjen tonë shqiptare që mblidhet në këto festa. Rinia shqiptare të rizbulojë të ardhmen e vetë në tokën e vetë sepse e ardhmja na përket ne.

Të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit që ndonjëherë ballafaqohet me jetën e tyre. Fëmija hyjnor ka një mesazh paqe në pasojat që po mbjell lufta, aty ku është krisma e armëve, akoma më shumë e qara e këtij fëmijëve na thërret për reflektim”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë