Kombetarja

VIDEO/ Memushaj dhe Gjimshiti shohin larg: Pas 2 vitesh kapim kulmin

Pas fitores me Bjellorusinë dhe ngjitjes së Shqipërisë në Ligën B në Ligën e Kombeve, në radhët e kuqezinjve ka pasur entuziazëm. Festë e ligjshme, aq më tepër po të kemi parasysh mungesat e shumta të lojtarëve të rëndësishëm, si Kumbulla, Strakosha, Hysaj, Bare, Dermaku, Roshi, Broja e të tjerë.

Kombëtarja para ndeshjes me Bjellorusinë. Gazeta Si, 19 nëntor 2020

Kombëtarja e Rejës, pavarësisht se nuk ka dhuruar spektakël, ka qenë efikase dhe me lojtarët e rinj të grumbulluar së fundi, premton për të ardhmen. Dy lojtarë me shumë përvojë, si Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti, pas fitores me Bjellorusinë kanë vlerësuar forcën e grupit dhe kanë shprehur bindjen se Shqipëria do të ketë një ecuri më pozitive në eliminatoret e radhës.

Memushaj pohon se pas dy vitesh Kombëtarja jonë do të jetë në kulmin e saj.

Kurse Gjimshiti mendon se miksimi i lojtarëve që ka bërë trajneri Reja është mjaft i mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë