Lajme

Video me kokainë, SPAK merr nën hetim Lefter Allën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Hetimet janë nisur kryesisht pas videos së publikuar në media, ku Alla dyshohet se shfaqet duke konsumuar kokainë në një ambient publik.

Hetimet i janë besuar prokurorit Ened Nakuçi. Paraprakisht SPAK do të verifikojë dhe identifikojë se me çfarë akuze do të hetojë kryebashkiakun e Bulqizës, nëse bindet mbi vërtetësinë e videos dhe më pas mund ta marrë atë të pandehur.

Pas kësaj, nga hetimet SPAK pritet që të vendosë nëse do të kërkojë pezullimin dhe më pas shkarkimin e Lefter Allës, një kompetencë që ligji për funksionimin e kësaj strukture ja njeh.

Vetë Lefter Alla ka dalë me dy deklarata që nuk përputhen me njëra-tjetrën. Fillimisht, pasi në media po qarkullonte vetëm një foto, ai tha se fjalë nuk ishte ai personi që shfaqej në atë foto, por më vonë, kur u publikua videoja e cilësoi atë montazh.

Videoja u publikua nga ABC News dhe gazetari Artan Hoxha, që bënë publik identitetin e kryebashkiakut, por dhanë si indicie faktin që bëhej fjalë për një kryebashkiak socialist në veri të vendit. Emrin e bëri publik Partia Demokratike, përmes Ervin Salianjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë