Ka ndodhur

Video/ Laborator droge në Shkodër, kanabisi rritej me llamba. Tetë të arrestuar, mes tyre 5 punonjës të OSHEE-së

Tetë persona kanë rënë në pranga në Shkodër, mes tyre 5 punonjës të OSSHE-së, pasi është zbuluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi.

Në kuadër të operacionit të Koduar “Bërdica” është shpallur në kërkim edhe pronari i banesës sëbashku me një tjetër bashkëpuntor.

Të arrestuarit janë: Tafil Brahimi, 27 vjeç, Izmir Sakicaj, 20 vjeç, Endrit Mehaj, 38 vjeç dhe janë shpallur në kërkim pronari i baneses Arben Haxhia dhe Ergys Nikshiqi bashkëpuntor i tij.

Gjithashtu, u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit, Pavlin Çarri, 58 vjeç, shef teknik, Agron Hoxha, 61 vjeç, elektricist, Hektor Lami, 45 vjeç, elektricist, Bledar Ahmeti, 43 vjeç, lexues i OSHEE-së dhe Ramir Haderi 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE.

Policia tha se shtetasi A.H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Shtetasit e arrestuar Tafil Brahimi Izmir Skicaj dhe Endrit Mehaj, në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Nga kontrolli i magazinave dhe banesave, u sekuestruan 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri, 40 stabilizatorë elektrik, një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë