Kombetarja

Video/ Kuqezinjtë të karikuar për fitore para Çekisë, Roshi: Shkojmë 100% në Europian

Gazeta Si – Kuqezinjtë janë gati për dy sfidat e radhës. Në një video të publikuar nga FSHF, disa nga lojtarët e Kombëtares kanë folur për gjendjen e skuadrës në prag të ndeshjes me Çekinë dhe Poloninë.

Roshi feston një gol me Kombëtaren. Gazeta Si, 5 shtator 2023

Odise Roshi është më optimisti. Fieraku i rikthyer në Kombëtare shprehet se ndihet si 19 vjeç dhe se Shqipëria do të shkojë me 100% në Europianin 2024. Ernest Muçi shpreson të ndihmojë ekipin me ndonjë gol apo asist që të marrë pikët e nevojshme për kualifikim.

Pak më të përmbajtur Tomas Strakosha, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, që kanë edhe më shumë eksperiencë. Ata shpresojnë shumë që Shqipëria të bëjë dy ndeshje të mira, ndërkohë që vlerësojnë motivimin e gjithë grupit para këtyre 180 minutave shumë të rëndësishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë