Kombetarja

Video/ Kuqezinjtë mesazh gjithë shqiptarëve: Qëndroni në shtëpi!

Një mesazh sensibilizues për situatën që po kalojmë për shkak të pandemisë nga Koronavirusi vjen nga futbollistët e Kombëtares. Disa prej tyre, konkretisht Mërgim Mavraj, Armando Sadiku, Keidi Bare, Kristi Qose dhe Hysen Memolla, të cilët luajnë jashtë vendit, u drejtohen gjithë shqiptarëve me këshillën për të qëndruar në shtëpi dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të të tjerëve.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/2697000970589445/?t=2
Mesazhi i Mërgim Mavrajt. Gazeta Si, 14 mars 2020

Edhe futbollistët e Kombëtares janë izoluar në shtëpitë e tyre, pasi të gjitha aktivitetet futbollistike janë pezulluar në këtë moment nga rreziku i infektimit me virusin COVID-19.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/224184662038412/?t=1
Mesazhi i Keidi Bares. Gazeta Si, 14 mars 2020

Para lojtarëve aktualë të ekipit kuqezi, kanë dhënë një mesazh edhe dy ish-kapitenët Lorik Cana dhe Igli Tare. Mesazhet e tyre këshilluese mund të ndikojnë sadopak që të gjithë shqiptarët ta marrin shumë seriozisht situatën aktuale.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/2659842554246916/?t=1
Mesazhi i Armando Sadikut. Gazeta Si, 14 mars 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë