Kombetarja

Video/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për Suedinë, stafi jep porositë e fundit

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare zhvilloi mbrëmjen e sotme seancën e fundit stërvitore para miqësores me Suedinë, në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij ka dhënë udhëzimet e fundit përpara testit të dytë që kuqezinjtë do të zhvillojnë në kuadër të Europianit të Gjermanisë.

Seanca e fundit ishte pa ngarkesë dhe më shumë me karakter taktik. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për trajnerin Silvinjo. Ndeshja nis në orën 19:00 dhe pritet që Shqipëria të luajë me një formacion ndryshe ndaj Suedisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë