Gazeta Si - Interi e kërkon, Kristjan Asllani i shënon në “San Siro”. Mesfushori i Kombëtare shqiptare ka realizuar golin e parë në Serinë A dhe fati e deshi që këtë gol t’ua shënonte zikaltërve, të cilët luftojnë për titullin kampion në Serinë A.
Asllani, titullar i padiskutueshëm prej javësh në formacionin e Empolit, ka dyfishuar rezultatin ndaj interit, pasi më parë kishte shënuar edhe Pinamonti. Mesfushori, në një rol më të avancuar në këtë ndeshje, ka marrë një top të gjatë, e kontrolluar shumë bukur, i ka shpëtuar mbulimit të De Vraj dhe me një diagonale e ka çuar topin në rrjetë.
Ndeshja e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit italian, u mbyll me rezultatin 4-2. Pjesa e parë përfundoi 2-2, në të dytën Interi shëndoi edhe dy gola të tjerë dhe mori 3 pikët, që e ngjitin në vend të parë, 1 pikë para Milanit, por me një ndeshje më shumë. Për Interin shënuan Lautaro Martinez dy herë, Aleksis Sançez dhe njëri ishte autogol.
Pavarërisht humbjes, data 6 maj do të mbetet në memorien e Asllanit, pasi ka shënuar golin e parë në Serinë A.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.