Kombetarja

Video/ Klubi i Cikalleshit tallet me portierin e Çekisë: Oh no, no, no, no!

Goli i Sokol Cikalleshit ndaj Çekisë ka bërë bujë edhe në Turqi. Klubi i sulmuesit kavajas, Koniaspor, ka postuar në faqen e vet të Tuiterit videon e golit dhe ka bërë pak humor me portierin e Çekisë, Vaclik, i cili ngeli i shtangur në atë moment.

“Oh no, no, no, no”, - ishte kënga që shoqëronte videon, ndërsa fokusi i kameras ishte te fytyra e çuditshme e portierit çek.

Goli i Cikalleshit ishte spektakolar për nga mënyra e realizimit. Një gjuajtje potente nga distanca dhe topi në trekëndëshin e djathtë të portës. Ishte goli i barazimit të përkohshëm për Shqipërinë në Pragë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë