Futboll

Video/ Keidi Bare shënon ndaj Vilerrealit, është kënaqësia e vetme për Espanjolin

Gzeta Si - Mesfushori i Kombëtares, Keedi Bare, ka shnëuar sot për ekipin e Espanjolit, që u mund thellë 5-1 në fushën e Vilerrealit për javën e 26-të të La Ligës. Goli i futbollistit kuqezi ishte i vetmi ngushëllim për skuadrën e Espanjolit, që nuk po arrin të dalë nga kriza e rezultateve në kampionat.

Bare e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke u pozicionuar i vetëm para mbrojtjes, pasi trajneri Moreno zgjodhi rreshtimin 4-1-4-1. Ai realizoi golin e nderit në minutën e 65-të, ndërkohë që Vilarreali kishte shënuar më parë 4 herë me të njëjtin lojtar, Pino.

Edhe pse ka vetëm vlera statistikore, goli është një kënaqësi personale për Baren. Ai shënoi nga afër portës, në një pozicion diagonal, në zhvillimet e një goditjeje këndi. Futbollisti fierak gëzon një formë të mirë për momentin dhe tek Espanjoli është aktivizuar titullar kohët e fundit.

Bare dallohet për shipirtin luftarak në fushë dhe trajneri e vlerëson shumë për këtë element. Espanjoli mban vendin e 14-të në La Liga, me 29 pikë të grumbulluara në 26 ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë