Kombetarja

Video/ Ish-kapiteni Ansi Agolli: Kjo Kombëtare shkon në Euro 2024

Ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, pas lënies së futbollit drejton një akademi të vetën në Nju Jork. Ai është një nga ‘heronjtë’ e Europianit të Francës, me 73 ndeshje me fanellën kuqezi. Agolli aktualisht po bën kursin për t’u pajisur me licencën e trajnerit UEFA A, që organizohet nga FSHF dhe UEFA.

Ish-mbrojtësi i majtë ka folur për faqen zyrtare të FSHF-së, ku flet për karrierën, iniciativën e re dhe Kombëtaren. “Ajo që na tërheq më shumë, apo aty ku e ndjejmë veten më mirë është pjesa e futbollit, atë që kemi bërë gjithë jetën, që fëmijë e deri në nivel profesionist. Një hap shumë i rëndësishëm në këtë pjesë është edhe marrja e licencës UEFA A, që aktualisht unë po bëj.

Mendoj që është një gjë mjaft pozitive për çdo ish-lojtar profesionist. Për momentin ky është vetëm fillimi. Prej një viti kam një akademi në Nju Jork, rreth 200 fëmijë. Gjithsecili e ka një fillim dhe besoj që ky është fillimi im në një karrierë tjetër.

Kombëtarja? Eliminatore që shkuan mendoj që ka qenë një nga më të suksesshmit në 20 vitet e fundit. Ekipi grumbulloi një rekord pikësh dhe e bëri me një grup lojtarësh që ende nuk është rritur nga eksperienca. Kombëtar është në një rrugë mjaft të mirë dhe besoj në një afat të shkurtër ose të mesëm, do marrë fryte edhe më të mira se ne në 2016-ën.

Euro 2024 është i arritëshm, grupi është formuar. Duhet të kalojë pak kohë që ata lojtarë të rriten nga eksperienca, që ka shumë rëndësi. Eksperienca si individ dhe eksperienca si skuadër. Kjo është e vetmja gjë që ata nuk e kanë, siç e kishim ne në 2016-ën. Por kjo është diçka që fitohet me kalimin e kohës. Mendoj se në të ardhmen Shqipëria do të jetë më mirë”, - ka thënë mes të tjerash Agolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë