Atletike

Video/ I jashtëzakonshëm Izmir Smajlaj, vendos rekord kombëtar me 8.16 metra

Atleti i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, ka thyer sot rekordin kombëtar që e mbante po vetë. Në aktivitetit “Dita e Kërcimeve”, i zhvilluar sot pasdite te kodrat e Liqenit Artificial, atleti shkodran ka arritur një rezultat fantastik.

Smajlaj ka kërcyer 8.16 metra dhe ky është një rekord i ri kombëtar. Më parë ai kishte kërcyer 8.11 metra. Shkodrani gëzon një formë shumë të mirë sportive dhe objekitivi i tij është që në Olimpiadën e Tokios të ngjitet në pod për t’i sjellë medalje Shqipërisë.

“Emocion, nder dhe krenari! Rekord i ri kombëtar dhe personal 8.16 m për herë të parë në pistën më të re të kërcimeve në Tiranë! Falënderime pa fund për familjen time, trajnerin tim Gjergj Ruli, miqtë e mi që ishin prezentë, si dhe mbështetesit sportivë që nuk mungojnë kurrë”, - shkruan Smajlja në faqen e tij në Facebook, ku poston edhe videon e kërcimit të rekordit të sotëm.

Rezultati i sotëm e motivon edhe më shumë sportistin për të vendosur rekorde të reja kombëtare në të ardhmen dhe pse jo për të lënë shenjë edhe në aktivitetet ndërkombëtare e veçanërisht në Lojërat Olimpike të Tokios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë