Ndërsa në Kuvend, deputetë të mazhorancës e cilësuan moment historik votimin për ndryshimet kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook pjesë nga protesta e 2 Marsit kur thirri popullin në shesh pikërisht me sloganin për mbrojtjen e Kushtetutës.
“Nuk mund ta mbaja vetëm për vete këtë përshëndetje që më erdhi nga Christiani!
Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve!
One love, one Heart!
Let's get together and feel all right”, shkruan Meta krahas videos së shpërndarë...
Në Kuvend pritet të miratohet hapja e listave të pjesshme dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore si subjekte zgjedhore për të propozuar deputetë.
Kjo paketë është kundërshtuar nga Ilir Meta si akt krejt i njëanshëm që do të kishte pasoja për stabilitetin e vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.