Futboll

Video/ Gatimet tradicionale, Keidi Bare ‘reklamon’ përsheshin në Spanjë

Lojtarët e Espanjolit kanë folur për faqen e klubit, jo për ndeshjet apo për rezultatet e arritura, por për traditën e gatimit të vendit nga vijnë në këto ditë festash.

Keidi Bare, futbollisti i Kombëtares që luan për këtë skuadër, në këtë rast ka folur për përsheshin, një gatimi tradicional shumë i njohur në vendin tonë, sidomos në qytetin e Fierit, nga është edhe mesfushori kuqezi.

“Ajo që ne gatuajmë në këto ditë festash, në Spanjë nuk ka një emër. Ne e quajmë përshesh, është një gatim që bëhet me bukë misri”, - është shprehur Bare, duke qeshur. Mesfushori kujton edhe dhuratën më të bukur që ka marrë gjatë festave: “Një makinë, jo një makinë reale, por një makinë lodër, me telekomandë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë