Kombetarja

Video/ Fitore historike për vajzat kuqezi, mundin 5-0 Armeninë

Shqipëria në futboll për femra ka arritur sot një fitore të thellë ndaj Armenisë, 5-0. Vajzat kuqezi kanë regjistruar kështu fitoren më të thellë në histori në ndeshjet kualifikuese. Ky sukses e ngjit skuadrën e drejtuar nga Armir Grima në kuotën e 4 pikëve në grup, pasi më parë Kombëtarja e femrave ka barazuar me Kosovën dhe është mundur thellë nga Belgjika.

Megi Doçi hapi serinë e golave në “Air Albania” që në minutën e 12-të, kur një top i krosuar nga një goditje dënimi nuk u devijua nga skush dhe përfundoi në rrjetë. Hamidi pas pak minutash shënoi golin e dytë dhe pastaj Doçi shënoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal.

Në pjesën e dytë shënoi sërish Hamidi dhe në fund Lufo vulosi rezultatin në 5-0. Pas kësaj fitoreje, Shqipëria mban vendin e 4-t në Grupin F, që udhëhiqet nga Norvegjia. Në tri ndeshjet e para, vajzat kuqezi i kanë provuar të tre rezultatet, humbje barazim dhe fitore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë