Futboll

Video/ Fitore e hidhur për Interin, Lautaro Martinez nuk mjafton ndaj Liverpulit

Gazeta Si - Interi iu afrua mrekullisë në “Anfield Road”, ku fitoi 0-1, por në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ka shkuar Liverpuli, me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Ishte një ndeshje dramatike, ku anglezët u ndalën tri herë nga shtylla, ndërsa goli i sulmuesit argjentinas vetëm sa krijoi iluzione te populli zikaltër.

Lautaro Martinez ndezi shpresat e Interit me një gol spektakolar në minutën e 62-të, por vetëm një minutë më pas Aleksis Sançez e la skuadrën me 10 vetë, duke u ndëshkuar me karton të kuq (dy të verdhë). Situata u bë e vështirë për italianët dhe trajneri Inzagi bëri tri lëvizje të menjëhershme nga stoli, duke freksuar skuadrën me Galiardinin, Darmian dhe Korrean.

Mohamed Salah iu afrua shumë golit në këtë ndeshje, por u ndal nga shtyllat. Gjithsesi, në fund anglezët kanë festuar kualifikimin për në çerekfinale në fund, falë fitores 0-2 në ndeshjen e parë në “San Siro”.

Gjatë pjesës së parë të kësaj ndeshjeje pati edhe një episod paniku. Një tifoz në shkallët e stadiumit u ndje keq dhe trajneri Klop sinjalizoi arbitrin të ndërpriste ndeshjen, ndërsa stafet mjekësore bënë që situata të kalonte pa probleme, duke dhënë ndihmën e tyre.

Në ndeshjen tjetër, Bajerni e ktheu në një lojë fëmijësh kualifikimin për në çerekfinale ndaj Salcburgut, duke fituar thellë 7-1. Robert Levandovski shënoi tri herë brenda minutës së 23-të, dy herë nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas shënuan Gnabri, Myler dy herë dhe në fund Sane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë