Futboll

Video/ Eriksen rrëfen dashurinë e njerëzve: Lule nga gjithë bota se vdiqa 5 minuta

Që jeta e Kristian Eriksenit po i kthehet normalitetit pas frikës së madhe të qershorit që shkoi, e konfirmon edhe një video e postuar nga vetë danezi në profilin e tij në Instagram. Në këtë video ai rrëfen emocionet e mëdha për dashurinë që treguan njerëzit nga çdo anë e botës në momentin e arrestit kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

"Ishte fantastike që shumë njerëz e ndjenë si dëshirë të më shkruanin, apo të më dërgonin lule, - thotë Eriksen në intervistën e dhënë në gjuhën daneze. – Kjo gjë më kë bërë të lumtur. Në spital më thoshin se vazhdonin të merrnin lule për mua. Ishte e çuditshme, sepse nuk e pret që njerëzit të të dërgojnë lule se vdiqa për 5 minuta.

Ishte diçka e jashtëzakonshme, një gjest i bukur nga ana e të gjithëve. Ishte një ndihmë për mua të merrja gjithë ato urime. Dhe njërëzit vazhdojnë të më shkruajnë. I kam falënderuar njerëzit që kam njohur, doktorët, familjen dhe gjithë fansat që kanë më kanë dërguar me mijëra letra, e-mail-e dhe lule, apo edhe ata që më kanë takuar në rrugë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, - ka theksuar mesfushori, që pritet të rikthehet të luajë, por nuk ka vendosur ende ku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë