Kombetarja

Video/ Endri Çekiçi i rrëmben skenën Cikalleshit, dopietë me Koniasporin

Pogradecari Endri Çekiçi ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në Turqi, me 2 gola të shënuar në barazimin 2-2 të Koniasporit ndaj Trabzansporit të vendit të dytë.

Mesfushori i Kombëtares barazoi rezultatin në minutën e 20-të me një veprim shumë të bukur teknik, një gjysmë roveshiatë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë e kaloi Koniasporin në avantazh me një goditje të saktë në zonë. Ishte një paraqitje shumë e mirë e Çekiçit, i cili i ka rrëmbyer skenën sulmuesit kuqezi, Sokol Cikalleshit. Ky i fundit u zëvendësua në pjesën e dytë.

Ky ishte goli i tretë në kampionat për Çekiçin, që gëzon një formë shumë të mirë sportive në prag të ndeshjet të tetorit të Kombëtares. Koniaspori ka 12 pikë pas 6 javësh kampionat dhe nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani. Si Çekiçi, ashtu edhe Cikalleshi, kanë qenë protagonistë deri tani me skuadrën turke.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë