Kombetarja

VIDEO/ Dy fitore radhazi, vajzat kuqezi mundin edhe Gjeorgjinë

Kombëtarja U-16 e futbollit të femrave ka arritur sot fitoren e dytë radhazi në Turneun e Zhvillimit të UEFA-s, që po organizohet në Shqipëri, në Tiranë dhe në Elbasan. Shqipëria U-16 për femra, e drejtuar nga trajneri Agustin kola, ka mundur sot Gjeorgjinë, me rezultatin 3-1. Ndeshja u luajt në “Air Albania Stadium”, në praninë e një numri të konsiderueshëm sportdashësish.

Qosja shënoi golin e parë për vajzat kuqezi, pas 19 minutash lojë, por vetëm pas 2 minutash Gjeorgjia barazoi me Sulashvilin. Coka dhe Shahaj shënuan dy golat e tjerë për Shqipërinë. Ishte një ndeshje plot emocione. Sipas FSHF-së, rreth 5000 të rinj, nxënës shkollash dhe studentë, mbushën “Air Albania Stadium”.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/192594548766482/?t=3
Përmbledhja e ndeshjes së Shqipërisë U-16 për femra ndaj Gjeorgjisë. Gazeta Si, 13 shkurt 2020

Pak ditë më parë Shqipëria U-16 mundi Lituaninë me të njëjtin rezultat. Vajzat e trajnerit Kola udhëheqin grupin me 6 pikë dhe ndeshjen e fundit e kanë me Malin e Zi, ditën e hënë. Për këtë ndeshje, vajzat kuqezi kërkojnë mbështetjen e gjithë të rinjve në


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë