Atletike

Video/ Duplantis thyen rekordin 26-vjeçar të Bubkës, kërcen 6.15 metra

Mbrëmje rekordesh në “Stadio Olimpico” të Romës, në aktivitetin tradicional roman “Golden Gala”. Në kërcimin me shkop, Armand Duplantis ka kërcyer 6.15 metra dhe ka thyer me një centimetër rekordin e vendosur nga i madhi Sergei Bubka në vitin 1994.

Armand Duplantis, rekordmeni i kërcimit me shkop. Gazeta Si, 18 shtator 2020

Nuk lejohen tifozët edhe në aktivitetet e atletikës për shkak të protokollit Anti-Covid dhe nga pikëpamja sportive është një mëkat i madh, sepse mbrëmja e së enjtes së 17 shtatorit 2020 do të mbetet në histori. Në “Stadio Olimpico” është regjistruar rekordi i ri botëror i kërcimit me shkop.

https://twitter.com/TV4Sport/status/1306658994556153857?s=20
Kërcimi rekord i Duplantis. Gazeta Si, 18 shtator 2020

Armand Duplantis, atleti 20-vjeçar suedez që në sallat e mbyllura kishte kërcyer 6.18 metra në shkurt të këtij viti në Gllasgou, ka thyer rekordin historik të legjendës Sergei Bubka, i vendosur në vitin 1994. Duplantis kërceu 6.15 metra dhe ndoshta në të ardhmen do të ketë mundësi ta përmirësojë këtë rekord.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë