Futboll

Video/ Dinamo thyen Kukësin në fund, ‘nëndetësja’ ndez motorrët para derbit me Tiranën

Një gol i shënuar nga Eni Imami në minutat e fundit i ka dhënë fitoren Dinamos në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ka mundur Kukësin e vendit të dytë. Një fitore shumë e rëndësishme për kryeqytetasit, të cilët i bëjnë kështu një nisje pozitive 2022-shit.

Ndeshja ishte thuajse e barabartë, me një dominim të lehtë të Dinamos në pjesën e parë, por me pak raste për shënim. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Imami ka shfrytëzuar një top në zonën kuksiane dhe ka mposhtur portierin Tafas nga një pozicion diagonal.

Më pas portieri Simoni ka shpëtuar Dinamon nga goli i barazimit, duke devijuar një gjuajtje me kokë. Kukësi mbetet në kuotën e 28 pikëve, kurse Dinamo fillon ngjitjen, duke shkuar në kuotën e 18 pikëve dhe tashmë e pret derbin me Tiranën me një moral më të lartë. Përveç bluve, sot ka “festuar” edhe Tirana, pasi është ndalur rivali i saj direkt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë