Futboll

Video/ Dinamo i beson një portieri 17-vjeçar, ndahet në ‘paqe’ me Vllazninë

Ka përfunduar në barazim, 0-0, ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë, që ka hapur javën e 14-të të Abissnet Superiores. Në “Elbasan Arena” rastet nuk munguan, por goli mbeti vetëm një dëshirë për dy skuadrat. Vllaznia ngjitet në kuotën e 24 pikëve, kurse Dinamo ka 10 pikë më pak.

Duhet theksuar se pjesa e parë ishte më e mirë për Dinamon, që mund të shënonte me Bardhin, Demirin dhe Mihanën, por nuk ia arriti qëllimit. Në pjesën e dytë luajti më mirë Vllaznia, por edhe shkodranët nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës dhe gjithçka përfundoi në barazim.

Interesant është fakti se portën e Dinamos në këtë ndeshje e mbrojti një 17-vjeçar, Simon Simoni. Ai bëri një paraqitje mjaft të mirë, madje në dy raste në fundin e ndeshjes u bë shpëtimtar i skuadrës së tij me dy pritje vendimtare. Simoni është edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave.

Java e 14-të vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet Skënderbeu-Kastrioti, Egnatia-Laçi, Kukësi-Partizani dhe Tirana-Teuta. Renditjen e kryeson Tirana me 27 pikë, e ndjekur nga Kukësi dhe Vllaznia me nga 24 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë