Kombetarja

Video/ Cikalleshi vendimtar në Turqi, i shënon ish-skuadrës së tij

Sokol Cikalleshi, sulmuesi kryesor i Kombëtares, konfirmon momentin e mirë që po kalon në Turqi. Ai ka shënuar edhe sot në kampionat për Koniasporin, duke i dhënë një pikë të rëndësishme në transfertë skuadrës së tij, pas barazimit 1-1.

Ishte miniuta e 79-të e ndeshjes me Bashakshehirin, ish-skuadrën e Cikalleshit, kur kavajasi dërgoi me kokë në rrjetë një top të krosuar nga e majta nga një tjetër shqiptar, Bytyqi. Pak minuta më pas skuadra vendëse gjeti golin e barazimit, megjithatë kjo pikë ka vlera për Koniasporin. Cikalleshi u zëvendësua në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Javët e fundit sulmuesi kuqezi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij, duke shënuar gola me peshë. Pritet që edhe në kualifikueset e Botërorit, që do të luhen në fund të këtij muaji, Cikalleshi të shënojë për Kombëtaren e Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë